Fshatrat Leshan dhe Pllaqicë kanë pritur sonte kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë.
Deputeti Mërgim Lushtaku ka ndarë disa fotografi.
Ai ka shkruajtur në Fadebook se më 9 shkurt gjithandej Kosovës do të ndihet krisma e fitores së PDK-së.
“Takimet në Leshan dhe Pllaqicë treguan vlerën e besimit dhe forcës, e kështu të bashkuar do të qëndrojmë edhe me datën 9 shkurt, atëherë kur krisma e fitores së madhe do të ndihet anë e kënd”, ka shkruajtur Lushtaku.