Saturday, May 31, 2025

KRM “Pastrimi” largon nga puna punëtorin që denoncoi keqperdorimet e menaxhmentit

KRM “Pastrimi” tani po udhëhiqet nga njerëz me mendesi të vjetër për të kontrolluar gjithçka dhe për tu hakmerrë ndaj atyre që nuk i përkasin partisë së tyre, dëshmon fakti edhe i largimit nga puna të punëtorëve komunal dhe kompanive që punojnë për komunën, shkruan rajoni.org.

Punëtori i ndërmarrjes publike “KRM Pastrimi”, Bess Gllanasella, ka thënë së menaxhmenti i ndërmarrjes i është hakmarre duke larguar nga puna, pasi që i njëjti kishte denoncuar keqpërdorimet dhe padrejtësit ndaj punëtorëve.

Në një postim publik në rrjetin social “facebok”, Gllanasella thotë se pas protestës së tij kundër keqmenaxhimit brenda ndërmarrjes, është përballur me largim nga puna – vendim që ai e cilëson si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.

Postimi:

Të dashur miq!

Per shkak se protestova, per padrejtesit qe po na beheshin neve puntorve ne nderrmarrjen ,,pastrimi” ne Komunen tone, nga keqmenaxhimi me larguan nga puna, pune me te cilen mbaja familjen. Kete gje se kisha besu kurr qe do te bente pushteti i korruptuar.

Fal kohës, kuptova se kush janë të vertetit!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer