Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” e udhëhequr nga UD Ylber Murtezaj ka shpallur fitues të tenderit operatorin ekonomik “Mulla Hidraulic” për riparimin dhe punimin e pjesëve të hidraulikës, shkruan portali rajoni.org.
Në këtë tender në garë ishte vetëm një ofertues.
Oferta e operatorit ekonomik që e fitoj tenderin si e vetmja në garë ishte 105,448€ euro, e që është 85,448€ apo rreth 427% mbi çmimin e parashikuar të kontratës, pasi që me rastin e shpalljes së tenderit çmimi i vlerës së parashikuar ishte 20 mijë euro.
Duke pasur parasysh që kjo ndërmarrjë udhehiqet nga UD Ylber Murtezaj, i përzgjedhur gjatë mandatit të Bedri Hamzës, mbetet enigmatike se si nuk është anuluar tenderi, ani pse neni 43.7 Rregullores Nr.001/2022 për Prokurim Publik, i mundëson Autoriteti Kontraktues të anuloj tenderin, për arsye se operatori ekonomik me oferten e tij e tejkalonë buxhetin e parashikuar të AK (lexo: Autoritetit Kontraktues, në rastin konkret KRM Uniteti), ku në këtë nen thuhet decidivisht:
43.7 Procedura e prokurimit pas hapjes së ofertave mund të anulohet për arsyen e mëposhtme:
- të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e AK.
Vendimi për dhëniën e tenderi është marre dje, 19 dhjetor, ndërsa kontrata duhet të përfundojnë brenda 24 muajsh.
Rajoni në pjesën e dytë të hulumtimit do të sjellë të gjitha dyshimet për shkelje që janë bërë gjatë gjithë zhvillimet të procedurëa në fjalë./Rajoni.org/