Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.
Sipas njoftimit, kjo zonë do të mbetet pa ujë deri nesër.
“Rikthimi i furnizimit me ujë bëhet pas sanimit te defektit”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.