Wednesday, March 26, 2025

KRU “Mitrovica” shpall fitues të tenderit ‘operatorin që nuk i plotëson kriteret’, lënda dorëzohet në OSHP

Ndërmarrja K.R.U. MITROVICA SH.A, ka dhënë tenderin për “Furnizim me Eskavator”, shkruan portali rajoni.org.

Në tenderin e K.R.U. MITROVICA SH.A, për Furnizimin me Eskavator, kishin ofertuar dy operator ekonomik.

Me kontratë si ofertuesi me i lire me çmim 93,550 euro u shpërblye grupi i operatoreve ekonomik “BauMachine L.L.C dhe Enver Baliu B.I.

 

Mirëpo ndaj K.R.U. MITROVICA SH.A në OSHP, është dorëzuar ankesë nga operatori “Segment Kosova” nën dyshimet se autoriteti kontraktues nuk ka bërë vlerësim të drejtë dhe ka shpallur fitues një operator i cili nuk i plotëson kriteret.

“Në FTD, në kuadër të specifikacioneve teknike të detyrueshme 3.1, është kërkuar që “Operatori ekonomik duhet të paraqesë dokumentet dëshmuese për qëllimin e ofruar të kontratës, duke përfshirë: a. Deklaratën për specifikacionet teknike për mallrat e ofruara të cilat përputhen me ato të përmendura në Aneksin 1 të dosjes së tenderit”. (bashkangjitur me poshte pjese nga kerkesa nga Dosja e Tenderit) Për këtë kërkesë, GOE fitues nuk ka dorëzuar  Deklaratë mbi specifikacione teknike. Në fakt, deklarata është lëshuar vetëm nga prodhuesi e jo edhe nga GOE. Përderisa oferta teknike përmban nënshkrimin e prodhuesit, e njejta nuk përmban edhe nënshkrimin e anëtarëve të GOE fitues, me ç’rast GOE është dashur të eliminohej. Në këtë kontekst, Udhëzuesi i Prokurimit, në pikën 10.1 përcakton se kur “Mungon specifikacioni teknik për mallrat e ofruara dhe katalogu”, tenderi refuzohet pa kërkuar informacion të mëtejshëm, thuhet në ankesë”, thuhet në ankesë.

Po ashtu pretendohet në ankesë së nuk është plotësuar kërkesa për dokumentet për pronësinë e servisimit:

“GOE fitues në lidhje me këtë kërkesë ka dorëzuar një “Kontratë për autorizim të servisit për eskavator”. Kjo kontratë është e lidhur në mes të anëtarëve të konsorciumit, mirëpo, kjo nuk është kontratë e qirasë siç kërkohet me kërkesën nr. 3, si dhe me të nuk është paraqitur asnjë dokument plotësues mbi pronësisë e qiradhënësit (letrën poseduese) të servisimit të eskavatorit, pra nuk ka dokumentet e pronesise se objektit (nuk ka dorezuar LETREN POSEDUESE siq eshte kerkuar ne FTD)”

Operatori Ekonomik në ankesën e tij në OSHP, po ashtu pretendon së nuk është plotësuar kërkesa për Deklaratë Garancioni:

“Aneksi 1 kërkon që “Furnizuesi duhet të ofrojë garanci tregtare sipas prodhuesit për pjesët mekanike, elektrike dhe elektronike minimum 36 muaj”. GOE fitues nuk ka dorëzuar një deklaratë garancioni të kërkuar, dhe si i tillë nuk plotëson një kusht tjetër të specifikimeve teknike të detyrueshme”, thuhet në ankesë.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer