Qytetarët e Drenasit kanë mbetur pa furnizim me ujë.
Sipas KRU “Prishtina”, furnizimi me ujë është ndërprerë pasi është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në Bivolak.
“Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në Bivolak, qytetarët e Drenasit mbesin pa furnizim me ujë deri në momentin e lëshimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.