E hënë, 25 Nëntor, 2024

Kryeinspektori ilegal Hekuran Nikçi pezullon nga puna djalin e dëshmorit, që e gjobiti kompaninë e Milan Radojiçiç-it

Kryeinspektori i punës – që me vendin të të gjitha shkallëve të gjykata është konstatuar si i emëruar paligjshëm – Hekuran Nikçi ka pezulluar nga puna inspetorin Nexhat Fazliun, për të vetmën arsye se bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë për ta hetuar kompaninë RAD D.O.O nga e cila financohej Milan Radojçiq në veprimtarinë e tij paraushtarake dhe terroriste.

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka quajtur “skandal të madh nacional” dhe “të patolerueshme” derisa ngriti pyetjen: “Edhe sa dojmë me duru?”.

Postimi i plotë:

Edhe sa dojmë me duru?

Djali i dëshmorit, inspektori Nexhat Fazliu, pezullohet nga puna vetëm se gjobiti kompaninë e Milan Radojiçiç-it dhe bashkëpunoi me prokurorinë për ta hetuar kompaninë RAD d.o.o

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, i cili është emëruar ilegalisht në këtë pozitë nga Albin Kurti dhe emërimin ilegal e ka konfirmuar Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Supremja, e ka pezulluar nga vendi i punës inspektorin Nexhat Fazliu, njeriu që e ka gjobitur kompaninë e Radojiçiç-it Rad d.o.o, e ka dërguar te përmbaruesi dhe më pas ka bashkëpunuar me prokurorinë e Kosovës për ta hetuar këtë kompani.

Për shkak se Fazliu ka kërkuar sqarim nga Gjykatat se çfarë të bëjë me vendimet e Nikçit, të cilat janë ilegale, meqë ai është i konfirmuar që mban pozitën jashtëligjshëm dhe për shkak se Fazliu i ka dërguar lëndët e kompanisë së Radojiçiç-it te njësia hetuese e policisë, Nikçi vendos ta largojë.

Fazliu, që mban pozitën Udhëheqës i Divizionit për Koordinim Rajonal në Mitrovicë në Inspektoratin Qendror të Punës, është djalë dëshmori i UÇK-së.

Ai madje ishte sulmuar brutalisht nga bandat e Radojiçiç-it, pikërisht për aktivitetin e tij patriotik në përndjekje të ilegalitetit në Veri.

Pra, në vend që të shkarkohet urgjentisht Hekuran Nikçi, siç e thekson edhe vendimi i Gjykatës, pezullohet patrioti Fazliu.

Një qeveri e tërë në shërbim të Radojiçiç-it, ky është skandal i madh nacional. Kjo është e patolerueshme.

P.S

Më poshtë e keni vendimin për pezullim të Fazliut dhe të gjitha vendimet e gjykatave të Kosovës që konfirmojnë emërimin ilegal të Nikçit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer