E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

“Kryetar ae ke mendu se para mbylljes qfarë zgjidhje ju ke ofruar këtyre nxënësve?”

Asambleisti nga Demokratët për Drenasin ka reaguar ashpër në lidhje më mos vazhdimin e kontratës në mes të Komunës së Drenasit dhe Flutura Academy.

Duke e ditur se në programin, Dizajn grafik, Programim bazik, Robotikë, Gjuhë gjermane dhe Gjuhë angleze kan vijuar më shumë se 1050 nxënës të moshave të ndryshme, asambleisti ngrit zërin e prindëve të këtyre nxënësve.

“Kryetar ae ke mendu se para mbylljes qfarë zgjidhje ju ke ofruar këtyre nxënësve?”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu

Postimi i plotë i Haxhiut:

Sot, me 27.10.2023, në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal.

Para se të fillohet diskutimi me pikat e rendit të ditës, kam kërkuar ta vendosim një pikë shtesë, “Pika për Flutura Acadmy” dhe kjo pikë për fat të keq, nuk i mori shumicën e votave të asamblesitëve të kuvendit komunal.

Flutura Academy, ka bërë disa e-maile zyrtre në drejtim të, zyres të kryetarit dhe të drejtorisë të arsimit, por nuk janë kthyer asnjëherë.

Në këto programe i kanë vijuar mësimet mbi 1050 nxënës të moshave të ndryshme, në programe të ndryshme si: Programim bazik, Zhvillues softueri, Dizajn grafik, Robotikë, Gjuhë angleze dhe Gjuhë gjermane.

Duke e parë që mendësia e pushtetit aktual nuk është në të mirën e qytetarëve të Drenasit,  po të karrigave dhe luksit, kam kërkuar që për hirë të  1050 nxënësve që ndjekin këto programe se para se të merrët vendimin për mos vazhdimin e kontratës ( mbylljës të Flutura Academy ), se çfarë zgjidhje ju keni ofruar këtyre nxënësve?

Përgjigjja ishte, nuk kemi zgjidhje.

Një ndër pikat me rëndësi që kam diskutuar është “Caktimi i normave tatimore për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba” kam kërkuar me një rregullore të veçantë  që bizneset të cilat janë të regjistruara dhe operojnë në komunën e Drenasit të lirohen nga kjo pagesë për vitin 2024.

H.H.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer