Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Kryetari z.Hamza, e përshëndeti dhe i uroi mirëseardhje ambasadorit z. Hargreaves në Komunën e Mitrovicës.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi gjendjen aktuale të qytetit të Mitrovicës dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional mes dy vendeve.
Ndërkaq, ambasadori i Britanisë në Kosovë, z. Hargreaves, ka falënderuar kryetarin z. Hamza për mikpritjen, duke u dakorduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, konkretisht fusha që ndikojnë në zhvillimin e qytetit.