Tuesday, November 18, 2025

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pret ambasadorin e Sllovenisë në vizitën e tij të parë në komunë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim Sh.T.Z. Borut Blaj, ambasador i Sllovenisë në Kosovë, së bashku me ministren këshilltare, znj. Milena Radenkoviq, në vizitën e tij të parë në një komunë që nga marrja e detyrës në vendin tonë.

Gjatë takimit, Lladrovci ka prezantuar arritjet dhe sfidat e komunës së Drenasit, duke diskutuar gjithashtu mundësitë për bashkëpunim me interes të ndërsjellë me pushtetin lokal në Slloveni. Ai theksoi mundësitë për firmat sllovene për të bërë biznes në komunën e Drenasit dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe institucionale mes dy vendeve.

“Jemi të nderuar me përkrahjen dhe miqësinë që na kanë ofruar institucionet dhe qytetarët slloven, dhe kjo është dëshmi për të fuqizuar bashkëpunimin sot dhe në të ardhmen. Faleminderit Ambasador Blaj!”, tha Lladrovci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer