Sunday, July 27, 2025

Kryetari i invalideve të Luftës në Drenas pretendon së u provokuan nga Ramiz Lladrovci gjatë përkujtimit të dëshmorëve në Kleçkë

Kryetari i Shoqatës së Invalideve të Luftës së UÇK-së, dega në Drenas, Fatmir Kiqina, ka reaguar ndaj sjelljes së kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë përkujtimit të 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së: Imer Alushani, Ali Zogaj dhe Rrahman Gashi, në Kleçkë, shkruan rajoni.org.

Në një postin në rrjetin social “facebook”, Kiqina pretendon se bashkë me bashkëluftëtarë të tjerë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kishin zhvilluar homazhe dhe nderime pranë vendit të rënies së dëshmorëve, mirëpo, sipas tij, në vend të përkrahjes, u përballën me provokime nga kryetari Lladrovci.

“Për fat të keq, ai zgjodhi të na provokojë me komente të papërshtatshme, duke kritikuar vendosjen e luleve simbolike dhe duke i quajtur ato ‘lule plastike që nënçmojnë dëshmorët’,” ka shkruar Kiqina.

Postimi i plotë:

Reagim publik ndaj sjelljes së Kryetarit të Komunës gjatë përkujtimit të 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve në Kleçkë

Sot, me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Imer Alushani, Ali Zogaj dhe Rrahman Gashi, ne bashkëluftëtarët, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, zhvilluam homazhe dhe nderime pranë vendit të rënies dhe lapidarëve të tyre në Kleçkë.

Pjesë e këtij përkujtimi ishte edhe kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, i cili për fat të keq, në vend që të shprehte mirënjohje për përpjekjet dhe organizimin tonë, zgjodhi të na provokojë me komente të papërshtatshme. Ndër të tjera, ai kritikoi vendosjen e luleve simbolike, duke i quajtur “lule plastike që nënçmojnë dëshmorët”.

Ne dëshirojmë të rikujtojmë se për ne bashkëluftëtarët, respekti ndaj dëshmorëve nuk matet me llojin apo çmimin e luleve, por me pastërtinë e qëllimit, kujtimin e gjallë dhe përkushtimin që kemi për ta. Nuk kemi nevojë për buxhet komunal për të treguar nderim, sepse respekti ynë buron nga zemra dhe sakrifica që e kemi jetuar bashkë me ta në vijën e frontit,e dikush se ka pasë fatin por sdo e kritikojm për këtë se ekziston veq ni arsye,ajo është guximi.

Për më tepër, do të ishte e udhës që përfaqësuesit institucionalë, në vend të gjykimeve të pamatura dhe fyerjeve ndaj bashkëluftëtarëve, të tregojnë përgjegjësi, mirënjohje dhe mbështetje për ruajtjen e kujtesës së dëshmorëve.

Ne i nderojmë dëshmorët edhe pa ceremoni të mëdha, sepse kemi me çka të mburremi dhe çka të tregojmë. E jo të gjithë mund ta thonë këtë me plot gojë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Nderim dhe respekt për ata që dhanë gjithçka për lirinë!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer