Monday, September 8, 2025

Kryetari i Junikut Ruzhdi Shehu thyen rekordin: Mbi 90% e premtimeve të realizuara

Instituti GAP ka publikuar raportin e radhës të projektit “Letërnjoftimi i Komunave”, i cili monitoron përmbushjen e premtimeve të kryetarëve të komunave në Kosovë për mandatin 2021–2025.

Të dhënat tregojnë nivelin e realizimit të zotimeve në fusha të ndryshme si administratë, arsim, ekonomi, bujqësi, infrastrukturë, kulturë dhe transparencë, duke ofruar një pasqyrë të qartë për qytetarët mbi punën e qeverisjeve lokale.

Në këtë publikim, veçanërisht bie në sy Komuna e Junikut, ku kryetari Ruzhdi Shehu (LDK) ka përmbushur mbi 90% të premtimeve të dhëna, duke u renditur si një ndër kryetarët me performancën më të lartë në Kosovë.

Projekti “Letërnjoftimi i Komunave” ka nisur nga viti 2009 dhe mbetet një nga burimet kryesore të transparencës dhe llogaridhënies për qeverisjen lokale në vend, lajmin e ka bërë publikë edhe drejtori i GAP.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer