Tuesday, November 4, 2025

Kryetari i Junikut shpërndan 145 bursa për studentët: Rinia është fuqia e komunës sonë

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se komuna ka ndarë 145 bursa për studentët junikas, duke e cilësuar këtë si një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e qytetit.

Ai ka shtuar se investimet në arsim janë investime në mirëqenien e çdo familjeje junikase dhe në zhvillimin e vetë komunës.

Postimi:

Të dashur junikas,

Rinia është fuqia dhe potenciali më i madh i komunës sonë, ndërsa arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm

Prandaj, sot kam pasur kënaqësinë dhe nderin të shpërndaj 145 bursa për studentët tanë, për të rinjtë që janë e ardhmja e këtij vendi.

Kjo nuk është vetëm një ndihmë financiare, por është një besim i plotë në talentin, ëndrrat dhe mundësitë e rinisë sonë. Besoj se çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e Junikut dhe në mirëqenien e çdo familjeje junikase.

Arsimi, rinia dhe zhvillimi do të vazhdojnë të jenë shtyllat kryesore të qeverisjes sonë. Me punë, transparencë dhe duar të pastërta, do të vazhdojmë që të transformojmë Junikun në një vend ku të rinjtë nuk largohen, por krijojnë të ardhmen e tyre këtu.

Së bashku mund ta bëjmë ndryshimin që duam.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer