E shtunë, 11 Janar, 2025

Kryshefi Osmani nënshkruan 3 marrëveshje bashkëpunimi për praktik me shkollat e Prishtinës

Kryshefi i Ndërmarrjes ‘Termokos’, Fisnik Osmani së bashku me nënkryetaren e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesit e tri shkollave të mesme të larta: “28 Nëntori”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Gjin Gazuli”, shkruan portali rajoni.org.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka për qëllim të krijojë mundësitë, që nxënësit e këtyre tri shkollave të aplikojnë njohuritë e tyre teorike në pjesën praktike të punës në profilet,ku kjo është e mundur në NP “Termokos” për të ndihmuar ngritjen e tyre profesionale të kuadrove të reja.

““Termokos” përveç përmbushjes me sukses të misionit për të ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore, është shëndërruar në adresën e duhur, e cila po jep kontribut të madh në përgatitjen profesionale të kuadrove të reja”, ka shkruar Osmani në facebook.

Marrëveshje të ngjashme bashkëpunimi NP “Termokos” ka nënshkruar kohë më parë edhe me shkollën e mesme të makinerisë “Shtjefën Gjeçovi”./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer