E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Kujt po i sherben KPM’ja!?

Dje Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM morri vendim për ndalimin e kanaleve serbe të sportit Arena, pas ankesave të qytetarëve.

Shkruan: BZzMark

Këto kanale para disa ditëve shfaqën parulla dhe mesazhe kërcenuese ndaj popullit shqiptar.

Por KPM në vendimin e saj këto kanale vetëm i ndaloi por nuk morri vendim për largimin e përhershëm nga kompanit kabllore në Republikën e Kosovës.

Në diskutimet që ndodhën dje kishte gjëra mjaft kontradiktore nga antarët dhe drejtuesit të KPM-së duke i lejuar hapsirë platformave të huaja të transmetojnë kanalet e tyre tematike apo sportive në Kosovë përmes kompanive në Kosovë me gjuhën se nga vijnë ato kanale duke përfshir dhe shtetin kriminal të Serbisë.

Pastaj u fol edhe për Premier Leaguen ku nuk i jepej e drejta Premier Leagues, por kompanive që e kanë këtë kampionat në çfarëdo gjuhe duke e dëmtuar kompaninë shqiptare që i blen të drejtat e transmetimit të këtij kampionati e që në këtë rast është, Digitalb.

Pra – mbrohet i huaji qoftë ai armik siç janë Arena e Serbisë, ndërsa lihet anash kompania shqiptare Digitalb.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer