Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë në qytetin e Prizrenit, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një konflikt fizik me njëri tjetrin.
Zyrtarët e IPK-së kanë nisur hetimet dhe thuhet se i gjithë sherri kishte nisur pas një ofendimi banal.
Siç raporton Sinjali, njëri nga zyrtarët policorë ia kishte fyer kolegut të tij musteqet.
“Pse m’i shave mustaqet”, thuhej se ishte zanfailla e gjithë konfliktit.
Të suspenduar nga IPK-ja janë Ahmet Pulaj dhe Uran Piraj.