Banorët e lagjes Hasanaj në Klinë të Mesme të Skenderajt po jetojnë prej më shumë se tri vitesh nën hijen e një rreziku të madh, ndërkohë që KEDS’i nuk ndërmerr masa, shkruan rajoni.org.
Një plep i madh është i përkulur mbi rrjetin elektrik dhe, sipas banorëve, po rrezikon jetën e tyre çdo ditë.
Rasti është paraqitur vazhdimisht në KEDS, por përgjigja e dhënë nga punëtorët, sipas banorëve, është shqetësuese:
“Kur të ndodh, na lajmëroni.”
Kjo përgjigjje ka ngjallur zemërim dhe zhgënjim te banorët që tashmë ndihen të braktisur nga kompania që, sipas ligjit, duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e rrjetit dhe sigurinë e qytetarëve./Rajoni.org/