Sot, kur edhe zyrtarisht është konfirmuar se personi i vrarë nga forcat serbe është Faton Hajrizi, ka reaguar vëllai i tij Artan Hajrizi.
“Kurrë këtë ditë se kam menu që me len vllavi jem si i gjallë e si i vdekur ti je në shpirtin tem”, ka shkruar ai në Facebook.
Theksojmë se Faton Hajrizi me 6 korrik ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.
Pas disa ditëve, u shpall në kërkim edhe nga autoritetet serbe, meqë dyshohej për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë të Serbisë.
Hajrizi u vra më 19 korrik, pas 40 orë kërkimesh nga Policia e Serbisë.
Konfirmimi se i vrari është Faton Hajrizi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së tij.