Qytetari, Bledar Hajdari përmes rrjetit social facebook ka shpërthyer ndaj qeverisjes Lladrovci, përkatësisht ndaj QKMF’së në Drenas duke i akuzuar për mos përkujdesje shëndetësore, shkruan portali rajoni.org.
Ai ka thënë së për 36 fshatra e mbi 73 mijë banorë në Drenas, në këtë ent shëndetësor ishte vetëm një mjek kujdestar gjatë natës.
“Drejtori i Shendetesise, bashke me menaxhmentin e QKMF-se, garant flejn rahat cdo nate, se me e pase keta naj familjar te semure, i thirrin krejt doktorrat i bijne ne emergjence.”, ka shkruar ai në facebook.
Tutje ai ndër të tjera ka shpërfaqur edhe zhgenjimin e tij me trajtimin e dhënë nga QKMF’ja e Drenasit.
“Kurre ma i zhgenjym prej ketij vendi nuk jam kane. Kurre ma i mllefosun me udheheqesit e QKMF-se ne Drenas nuk jam kane”.
Postimi i plotë: