Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kurtan Kajtazi, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë bashkëpunëtorët dhe strukturat e degës, duke i falënderuar për angazhimin dhe punën e palodhshme gjatë kësaj fushate zgjedhore.
“Ju jeni zemra e kësaj partie dhe forca që na bën të pathyeshëm,” shkroi Kajtazi në një postim, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë në këto momente vendimtare.
Ai u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të PDK-së që më 9 shkurt të mobilizohen maksimalisht për ta siguruar fitoren e madhe.
“Me besim në vizionin tonë, le të sigurohemi që çdo votë të shkojë aty ku duhet – për një të ardhme më të mirë për vendin tonë!” përfundoi ai.