E enjte, 6 Shkurt, 2025

Kurtan Kajtazi: PDK gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet partia që mbështet dhe fuqizon gratë në çdo sferë të jetës

Kandidati për deputet nga PDK, Kurtan Kajtazi, ka mbajtur tubim madhështor me gratë mbështetëse të kësaj partie.

Ai ka shprehur falënderim të thellë për punën dhe përkushtimin e tyre për Partinë Demokratike.

“PDK gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet partia që mbështet dhe fuqizon gratë në çdo sferë të jetës. Bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku zëri juaj është gjithmonë i dëgjuar dhe i vlerësuar.” – shkruan Kajtazi.

Postimi i plotë:

Të nderuara zonja, aktiviste dhe mbështetëse të Partisë Demokratike të Kosovës,

Me shumë mirënjohje dhe respekt ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe përkushtimin tuaj në tubimin tonë elektoral. Prania dhe angazhimi juaj janë dëshmi e fuqisë dhe rolit të pazëvendësueshëm që gratë kanë në ndërtimin e një Kosove më të mirë.

PDK gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet partia që mbështet dhe fuqizon gratë në çdo sferë të jetës. Bashkë do të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku zëri juaj është gjithmonë i dëgjuar dhe i vlerësuar.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!

#PDK131
#KurtanKajtazi37 ✅

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer