E enjte, 14 Nëntor, 2024

Kurti arrin në familjen e heroit Afrim Bunjaku

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku.

Ai aktualisht po viziton familjen e heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë dhe më pas do të bëjë homazhe dhe vendos kurora me lule.

Gjithashtu do të bëhet edhe i dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë.

Në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut, familjarët hapin dyert për vizita

Është bërë një vit nga vrasja e heroit të Kosovës, rreshterit të Policisë, Afrim Bunjaku. Ai u vra më 24.09.2023 gjatë një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Një vit pas vrasjes së tij, familjarët kanë hapur dyert për vizita. Përgjatë rrugës lokale që të dërgon në fshatin e Bunjakut, në Samadrexhë, janë parë policë, teksa afër shtëpisë së heroit janë vendosur edhe flamuj të Kosovës e të Shqipërisë.

Të fundit

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer