Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përpara dy vitesh Serbia dërgoi aeroplanë ushtarakë të tipit MiG-29, si dhe ambasadorin rus në Beograd në kufi me Kosovën, për ta frikësuar shtetin.
Sipas shefit të Qeverisë, që nga atëherë, dhuna dhe agresioni serbo-rus ndaj Kosovës është shtuar, shkruan insajderi.
“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.