E premte, 8 Nëntor, 2024

Kurti e Rizvanolli shkojnë për t’u informuar për remontet në “Kosova B”, japin lajmin për 149 të punësuar në KEK

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në të cilin po kryhen remontet si përgatitje për sezonin e dimrit.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit bëhet me dije se KEK’ut sot i bashkohen 149 punëtorë të rinj, raporton Express.

“Ne e duam dhe e vlerësojmë lart KEK-un si burim natyror i energjisë, si kapacitet prodhues e zhvillimor, por njëkohësisht edhe si organizatë e punëtorëve që po zgjerohet sot,” , citohet të ketë thënë Kurti.

Tutje, thuhet se Kurti theksoi KEK-u është jetik për ekonominë e Republikës së Kosovës dhe rritja ekonomike që e ka shteti në tri vitet e fundit, mesatarisht 6.2 për qind të bruto produktit vendor, “nuk do të ishte i mundur pa energjinë që vjen nga ky vend dhe nga puna e palodhshme e punëtorëve atje”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer