Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar talljen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për nismën e Ballkanit të Hapur.
Kurti, ballkonit të Qeverisë tashmë për të disatën herë i është referuar si “Ballkoni i Hapur”, kur ka njoftuar në mesnatë për një ndejë me praktikantët e Qeverisë.
“Ballkoni i Hapur i Qeverisë, sonte ishte i hapur për të rejat dhe të rinjtë, përfitues nga Programi “Praktikë në Qeveri””, shkroi Kurti në Facebook, në 23:59.
“Janë afro 250 të rinj, prej tyre rreth 80% vajza, që janë angazhuar në institucione të ndryshme qendore, nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, e Drejtësisë, e Mjedisit dhe Infrastrukturës e deri te Galeria Kombëtare e Ministrisë së Kulturës e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Ministrisë së Bujqësisë, që për gjashtë muaj ndjekin praktikën me pagesë. Ata janë praktikantë në qeverinë tonë, e cila është qeveri e një praktike të re: të shërbimit, barazisë, progresit”, shkroi Kurti.