E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Kurti e Vuçiq javën tjetër në Zvicër – A do të ketë takim mes tyre?

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të takohen në Zvicër, kjo për shkak Forumit Ekonomik Botëror. Kështu ka paralajmëruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode, shkruan Insajderi.

Rohde tha se ndjehet i gëzuar për pjesëmarrjen e Kurtit dhe Vuçiqit në këtë forum.

“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer” rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin të jenë të pranishëm”, shkroi Rohde.

Forumi në Davos do të mbahet nga 15-19 janar. Por, nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim bilateral mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer