Ishin temë diskutimi për një kohë të gjatë. Por, qysh prej se janë vendosur në qytetin e Skenderajt, semaforët me shumë nuk janë funksional së sa funksional. E kjo po i zhgënjen tej mase qytetarët e këtij vendi, shkruan portali rajoni.org.
Po thuajsë afër dy vite këta semafor që gjënden afër xhamisë qëndore “Shaban Jashari” e qe janë nën kompetencen e Ministrisë se Infrastruktures, nuk janë në funksion.
Si pasojë e këtij mos-funksionimi, dhjetra aksidente janë shkaktuar në këtë kryqezim, dhjetera persona janë lënduar e disa këmbesorë janë goditur nga veturat.
Se a do të i funksionalizoj qeveria Kurti këta semafor apo do të pres deri të përfundoj ndonjë aksident me fatalitet në mënyrë qe të intervenojnë institucionet relevante – mbetet të shihet ditëve në vijim.