Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të një shkolle në Komunën e Podujevës, të mërkurën, në tentim për të impresionuar filloristët, i përvjeli mëngët, për të zgjidhur një ekuacion të thjeshtë matematikorë.
Por, megjithatë i diplomuar në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë, dështoi në zgjidhjen e një ekuacion linear i cili mësohet në klasën e 7-të, raporton AlbaninaPost
Në një panel diskutimi, Kurti kishte deklaruar se ai e kishte përzemër lëndën e matematikës saqë “kishte vrapuar pas profesorëve më të mirë” të kësaj lënde mësimore gjatë studimeve universitare.
“Profesorët më të mirë të matematikës nuk kanë qenë në FSHMN, por kanë qenë në Fakultetin e Elektroteknikës. Edhe Ejup Hamiti edhe Hajdar Peci, e unë kam vrapuar pas profesorëve më të mirë, ku shkonin ata shkoja edhe unë”, thoshte Kurti.
Zgjidhja e saktë e ekuacionit linear sipas matematicientëve