Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, ka qenë i shoqëruar nga ambasadori Martin Berishaj, një prani që ka shkaktuar reagime.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se fotografia e Kurtit me Berishajn është arsyeja pse i kemi punët si mos më keq në politikën e jashtme.
“Një prej arsyeve pse i kemi punët e jashtme për faqe të zezë është ilustruar në foton më poshtë. Kryeministri shoqërohet nga Ambasadori i tij, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Ambasadori në fjalë ka pranuar qindra mijëra euro në një llogari bankare të tij në Mal të Zi nga kompania GEN, Dega në Beograd. Ndryshimi është i domosdoshëm!”, shkruan ajo.