Monday, July 21, 2025

Kurti për takimin me Limajn : Jemi të gatshëm të bashkëqeverisim, i kam bërë një ofertë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar se ka zhvilluar një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, për të diskutuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm.

Kurti ka deklaruar se LVV ka shprehur gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën, ndërsa vetë i ka bërë një ofertë konkrete Limajt, me synimin që marrëveshja të arrihet sa më shpejt.

“Me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, kemi zhvilluar një takim pardje. LVV dhe unë si kryetar i saj kemi shprehur tashmë gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën dhe i kam bërë edhe një ofertë që gjithçka të mbyllet sa më shpejt dhe sa më mirë”, ka deklaruar Kurti.

Nuk janë dhënë detaje rreth përmbajtjes së ofertës, por kjo lëvizje vjen në kohën kur po zhvillohen diskutime të gjera për krijimin e koalicioneve të reja politike në vend.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer