Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka hedhur kritika në adresë të kryeministrit Albin Kurti për pranimin e draftit të Asociacionit.
Madje sipas tij, kjo nuk është normale ngase Kurti ka përdorur dhunë brenda e jashtë Kuvendit dhe në fund pranojë që ta themelojë Asociacionin.
“Me të thënë drejtën është e padrejtë kjo sjellje e pushtetit. Ka shumë zhvillime që kanë ndodhur këto ditë dhe Kuvendi nuk është i njohur nga ky zhvillim. Kemi një sjellje të Kurtit që refuzon bisedimet me partnerët ndërkombëtarë e që prodhon edhe sanksione dhe tash me atë”.
“Çfarë pamë është se Kurti ka pranuar një draft të Asociacionit. Çka ndodhi nga data 24 shtator deri më sot kur Asociacioni ishte i papranueshëm tash është i pranueshëm, ku u vranë edhe njerëz”.
“Kryeministri e pranon Asociacionin, por nuk raporton në Kuvend. Si mund të pranohet kjo sjellje dhe si është e mundur që të sillemi si gjë normale kur Kurti ka bërë dhunë jashtë dhe brenda Kuvendit ta pranojë Asociacionin”.
Gashi tha se i është e mundur që Asociacioni të pranohet tani kur kanë humbur edhe jetë njerëzish.
“Si ndodhi që diçka e papranueshme (asociacioni) që kanë humbur edhe jetë njerëzish dhe i kanë humbur dhjetë vjet këtij vendit, të pranohet tani. Kurti duhet të vijë të raportojë në Kuvend. Është i palogjikshëm dhe joinstitucional. I ka 64 folës i ka, për çka po frikësohet, ndoshta nga mungesa e argumentit”, tha tutje Gashi.