E premte, 25 Tetor, 2024

Kurti përfaqëson Kosovën në seancën e ftuar nga Serbia në OKB

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit në Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), të ftuar nga Serbia.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës”.

Në Nju Jork më 21:00, me kërkesë të Serbisë, Këshilli i Sigurimit të OKB’së do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Kjo, pas miratimit të rregullores së BQK’së, për ndalimin e përdorimit të dinarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer