Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”, duke konstatuar se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovës (ARBK), në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin, kur pezulloi certifikatën e biznesit për Klan Kosovën.
Në lidhje me këtë ka reaguar moderatori Leonard Kërquki. Ai ka shkruar se kryeminsitri Kurti përmes “kukullës së tij” që sipas tij është ministrja Rozeta Hajdari ia doli që ta çoi në fund rastin me mediumin “Klan Kosova”.
“Pra, Albin Kurti permes kukulles se tij, Rozeta Hajdarit, e çoi deri ne fund rastin me Klan Kosoven, duke vendosur per mbylljen e tij.”, ka shkruar ai.
Sipas tij, ky është momenti ku secili gazetar dhe njeri duhet të çohet në mbrojtje të Klan Kosovës..
Postimi i plotë:
Pra, Albin Kurti permes kukulles se tij, Rozeta Hajdarit, e çoi deri ne fund rastin me Klan Kosoven, duke vendosur per mbylljen e tij.
Ky eshte rast i paprecedent per nje shtet demokratik.
Ky eshte momenti kur secili gazetar dhe njeri qe ia do te miren ketij Shtetit, te çohet ne mbrojtje te Klan Kosoves.
Kjo tashme eshte beteje per mbrojtjen e demokracise ne vendin tone.