Prokuroria Speciale e pret kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, sot (e hënë) në 09:30 për të dhënë dëshminë e tij në rastin e rezervave shtetërore.
Sido që të jetë, mbrëmë vonë Kurti është lajmëruar nga Sllovenia nga ku foli për një koncert.
Kurti ka ndarë përshtypjen e tij nga salla “Marjan Kozina” e Filharmonisë së Sllovenisë, e cila sonte siç thotë ai “frymoi në gjuhën shqipe”.
Që nga ftesa e Prokurorisë Speciale, shefi i Qeverisë nuk e ka komentuar asnjëherë atë.
Në thirrjen e Prokurorisë Speciale specifikohet se kryeministri Kurti duhet të paraqitet për intervistim të hënën e 16 dhjetorit në ora 09:30.
Kurti do të intervistohet për skandalin me rezervat shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.