Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka propozuar emrat e dy kandidatëve për pozitën e një anëtari të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.
Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, Kurti është shprehur se kandidati i përzgjedhur do të ketë përkrahjen e qeverisë “përderisa ai punon me integritet”.
Kandidatët e propozuar nga Kurti janë Batisha Ibrahimi dhe Meriton Zika.
Kurti ka shtuar se OShP kryen mbikëqyrjen e shpenzimit të parasë publike, dhe se përdorimi i parasë publike duhet të bëhet gjithmonë në të mirën e qytetarëve.