Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Kurti tha se nuk ka se çfarë të shtoj prej konferencës për media që kam pasur para një jave dhe besoj se s’është e nevojshme të përsëris veten.
“Ajo është presidente si kreu e shtetit, unë jam kryeministri dhe besoj se tani kemi një çështje që ndodhet në Kushtetuese ndërkaq theksi duhet të vihet në faktin se vitin e kaluar patëm 4 palë zgjedhje dhe jam i bindur se nuk kemi pse e përsërisim këtë pasi është vit i ri.S’është e drejtë dhe as e dobishme të kemi zgjedhje të përsëritura prandaj duhet pasur marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Qytetarët presin stabilitet institucional,e jo zgjedhje të përsëritura. S’ka nevojë për zgjedhje të përsëritura por të kemi aktgjykimin e Kushtetutës të filloj Kuvendi e të punoj. S’bëhet fjalë më kush e ka shumicën dërmuese, por zgjedhjet do kushtonin 10 milionë euro”,deklaroi Kurti.
Ai tha se s’beson që duhen zgjedhjet e reja, transmeton lajmi.net.
“S’besoj që na duhen zgjedhjet e reja për të pasur garë se a do t’i bëjmë 80 depoutetë. Është e domosdoshme që të funksionalizohet Kuvendi e të mos shkojmë në zgjedhje të panevojshme. Për binden time zgjedhjet s’kanë qenë të mundur të bëhen më 21 dhjetor sepse ekziston edhe shkresa e KQZ-së ku thuhej se është e pamundur për afatet kohore për teknik e logjistik.Kishim dy raunde të zgjedhje lokale e hymë në proceset e zgjedhjeve parlamentare ende pa u bërë certifikimi i atyre lokale. Pra ‘ska pasur datë përpos 28 dhjetor.Nëse dikush mendon që më 4 janar as kjo s’ka qenë e mundur për shkak të buxhetit”,shtoi Kurti.
Gjithashtu kryeministri i vendit njoftoi se qysh në fillim të javës do të thërrasë sërish në takim kryetarët e partive opozitare.\
“Së pari unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me atë të PDK-së fatkeqësisht në 48 orët e fundit para 5 marsit nuk pat asnjë takim dhe mendoj se kjo ka qenë dëm dhe gabim. Është dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit dhe vetëm kru u bë e pamundur figura konsensuale e PDK kërkoi që ne t’ia sigurojmë votat për dy kandidatët e saj pa ia treguar emrat, ne e nxorëm emrin e Konjufcës dhe sërish pritëm e u refuzu takimi me mua. E tri orë para mesnatës nxorëm edhe emrin e Mulhaxha Kollcaku. Besoj se me krerët e opozitës duhet të takohemi e qysh sot do t’u çoj ftesa për t’u takuar qysh në javët e ardhshme. Gjasat për konsensus caktohet vetëm nga të tjerët, pasi gatishmëria jonë për konsesus është e plotë”.