E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Kurti tregon arsyen pse nuk e pranoi “propozimin” e Serbisë e BE-së për dialogun

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq e emisarët Joseph Borrell e Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

Kurti ka treguar arsyet pse nuk e ka pranuar këtë marrëveshje.

Ai ka theksuar se ka qenë pala serbe ajo po e kushtëzon Kosovën, që fillimisht të nënshkruhet marrëveshja e 2013-ës për Asociacionin.

“Nuk mund të quhet propozim kur e lexon përmbajtjen e sheh që është kushtëzim…”, tha Kurti para gazetarëve ndërkohë ai u shpreh mes tjerash se “Është për të ardhur keq se z.Lajçak e ka pranuar kushtëzimin…”.

Kryeminsitri u shpreh se sot e ka kuptuar se përse po vonohet procesi i dialogut.

“Para 6 muajve Beogradi zyrtarë ka kushtëzuar…”, tha ai tutje.

“Ata si ndërmjetës lehtësues edhe pala tjetër në anën tjetër e kanë tashmë propozimin tonë dhe do të duhej ata ta japin qëndrimin për këtë, sot nuk ka pasur kurgjo në tryezën e Brukselit përveç asaj që kam sjell unë”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer