E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Kurti viziton policin e plagosur në veri, thotë se në ora 10:00 mblidhet Këshilli i Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e palgosur i cili u lëndua nga rasti ku një polic tjetër u vra në veri.

Kurti ka publikuar fotografi nga vizita e tij, duke thënë se polici Alban Rashiti iu hoq një predh nga krahërori i majtë.

“Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit.” – ka thënë Kurti.

Ai ka konfirmuar se në ora 10:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Shkrimi i tij:

Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.

Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer