Nga kjo e mërkurë, një ndër institucionet më të larta të sigurisë pritet të ketë një udhëheqës. Në krye të Policisë së Kosovës, pritet të vijë Gazmend Hoxha, momentalisht Drejtor i Departamentit për Operacione në këtë institucion.
Emrin e Hoxhës, tashmë ka dërguar për votim në Qeveri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Sipas ligjit, sipas kushtetutës unë kam dorëzuar një emër jo shumë emër jo shumë emra, të një eprori të lartë të policisë së Kosovës, për tu zgjedhur në mbledhjen, e qeverisë… Po është emri i Gazmend Hoxhës, eprorit të lartë drejtorit të operacionit, që pres të votohet për drejtor të ri të policisë së Kosovës.”, ka deklaruar Sveçla për rtv Dukagjini.
Por, MPB-së iu deshën rreth 6 muaj, për të vendosur për emrin që do të marr drejtimin e Policisë.
Kjo pozitë për këta muaj, është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Fehmi Hoti.
Sipas, ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili është edhe deputet i PDK-së, thotë se lënia kaq gjatë e këtij institucioni me ushtrues detyre, i ka shkaktuar dëme.