Sunday, December 14, 2025

Kushërinjtë dhe familjarët japin mbështetje për Ilir Murtezajn në rrugëtimin për deputet

Kandidati i PDK-së për deputet me numër 44, Ilir Murtezaj, ka zhvilluar takime me familjarë dhe kushërinj në Skenderaj, ku është pritur me ngrohtësi dhe mbështetje të sinqertë.

Murtezaj ka theksuar se këtë rrugëtim politik e ka nisur i bindur se do ta ketë përkrahjen e nevojshme për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, duke vënë në shërbim të tyre përvojën e tij profesionale.

Postimi:

Mes familjarëve e kushërinjve në Skenderaj çdo herë takimet janë të përzemërta, e mbështetja është e sinqertë. E kam nisur këtë rrugëtim politik për deputet, i bindur se do ta kem përkrahjen e nevojshme për ti sjell Kuvendit të ardhshëm tërë përvojën time profesionale.

Vizioni ynë ekonomik për rritje të pagave, tatime më të ulëta për qytetarët dhe mbështetje të drejtpërdrejt për bizneset do ta ketë mbështetjen qytetare me 28 dhjetor.

#PDK130
#BedriHamza1
#IlirMurtezaj44

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer