E enjte, 14 Nëntor, 2024

Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca

Deputetët e Kosovës do të kthehen sot në parlament pas pushimeve verore. Kuvendi do të mbajë sot dy seanca, njëra me fillim në orën 10:00 dhe seancën e jashtëzakonshme që fillon në ora 14:00.

Deputetët e Kosovës do të kthehen sot në parlament pas pushimeve verore. Kuvendi do të mbajë sot dy seanca, njërën me fillim në orën 10:00 dhe seancën e jashtëzakonshme që fillon në ora 14:00.

Në seancën e rregullt në rend dite është edhe votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, si dhe Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”

Kurse, në ora 14:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës është debati parlamentar lidhu, me si thonë partitë opozitare, ‘lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer