E enjte, 14 Nëntor, 2024

Kuvendi nesër mban seancë e jashtëzakonshme për librat

Me ftesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës nesër do ta zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme në orën 12:00.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se viti i ri shkollor “po fillon i shoqëruar me njërin prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie”, duke iu referuar çështjes së teksteve shkollore për nxënësit.

“Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindrit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë”, ka shkruar Hoxha.

“Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente. Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e Seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator”, ka shtuar ajo.

Hoxha tha se në këtë situatë, “Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe ti kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj”.

Të fundit

Shpallje

Shpallje

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer