E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Ky është 19 vjeçari nga Kosova që humbi jetën pas plagëve të marra në kufirin Serbi-Kroaci

Afër pikës kufitare Serbi-Kroaci që gjendet në fshatin Batrovc në rajonin e Vojvodinës në Serbi është raportuar nga mediat serbe se janë sulmuar dy të rinj nga Kosova nga disa persona të panjohur.

Njëri prej tyre, 19 vjeçar, ka vdekur nga plagët e marra me thikë.

Veriu.info mëson se kosovari i vdekur nga plagët e marra është Shqipron Muçiqi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët në rrjete sociale.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

“Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporëska udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftimin e MPJ.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer