Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Ferizaj, ku një person ka plagosur motrën e tij me armë.
Sipas Klanit personi i arrestuar është Eliot Mehmeti, ndërsa viktima është motra e tij, Teuta Mehmeti, 25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën “Mejdi Xhaferri”.
Pas plagosjes, viktima ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Sipas Policisë, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.