E hënë, 18 Nëntor, 2024

Ky është 39-vjeçari nga Drenica që mbeti i vdekur nga gjuajtja me armë në Bon Vivant

Ka vdekur një nga personat e lënduar nga të shtënat me armë mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë. Kastriot Ramadani 39 vjeç nga fshati Zabel i Ulët i Komunës se Drenasit – dyshohet se ka ndërruar jetë, si pasoj e plagosjes së mbrëmshmë, zbulon portali rajoni.org.

Lajmin për vdekjen e njërit prej të plagosurve e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”.

Edhe faqja e fahatit në fjale ka dalur me një njoftim ku njofton për rastin tragjik.

“Njohtim mortor
Ju njohtojmë se mbrëmë humbi jetën tragjikikisht bashkëfshatari ynë Kastriot Shefqet Ramadani.
Per kohen e vorrimit ju njohtojmë me kohë.
Në emer te fshatit Zabel i Ulët familjes Rsmadani iu shprehim ngushllime per humbjen e antarit te tyre në lulen e rinisë”, thuhet në njoftimin e tyrë.

Ndryshe, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Granit Hamiti (1990) Andi Pajaziti (1996) Kastriot Ramadani(1984) Lea Syla (2003) Ardita Alija (1989) Hysni Geci (1986) Agim Zeqiri (1978) Nue Nikqi (1979)

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer