Monday, September 15, 2025

Ky është 40-vjeçari që u vra sonte në Ferizaj

Brahim Ramusa është personi i moshës rreth 40-vjeçare i cili u vra sonte në fshatin Balaj të Ferizajt.

Për këtë rast, policia tha se është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit.

Ndërkaq, Klankosova.tv mëson se i dyshuari është i moshës rreth 50-vjeçare, me inicialet poashtu B.R dhe i njëjti tashmë është arrestuar.

Në fshatin Balaj të Ferizajt është vrarë një 40 vjeçar, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se policia ka arrestuar të dyshuarin dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Konfirmimi i plotë:

Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer