rsyeshme për posedim ilegal të armëve, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në orët e pasdites së datës 22 mars 2022, kanë realizuar një bastisje, transmeton portali rajoni.org.
Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë, një armë tytë gjatë( pushkë) dhe një pistoletë.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armëve është intervistuar i dyshuar: A. Veliu 43 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.