Sunday, June 8, 2025

Ķy është 46-vjeçari që humbi jetën dje nga aksidenti në Lipjan

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në fshatin Llugagji të komunës së Lipjanit, ku ka humbur jetën një person, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë në Aksident kanë qenë të përfshirë një motoçiklete me targa të huaja dhe dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Gazeta Sinjali raporton se bëhet fjalë për Urim Bektashin, 46 vjeç.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer