E enjte, 31 Tetor, 2024

Ky është 61-vjecari i arrestuar për sulm seksual ndaj 11-vjecares në Vushtrri

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, e shumë herë edhe të moshuar, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur dje në rrugën ‘Isa Boletini’ në Vushtrri, ku një person ka sulmuar seksualisht një vajzë të moshës 11-vjeçare.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e mitura është sulmuar seksualisht nga një person i moshës 61-vjeçare teksa ndodheshin në një market.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për B. Bajrami që tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po intervistohet.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari e ka prekur viktimën në gjoks, duke i shkaktuar shqetësim të madh dhe frikë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përveç sulmit seksual në market, 61-vjeçari edhe e ka ngacmuar viktimën përmes rrjeteve sociale, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer