Një këmbësor është goditur sot nga një veturë në rrugen “Xhevat Demaku” në Drenas , që rezultoi vdekjeprurëse për të. Ai vdiq në QKUK pak ore pas aksidentit, që e shkaktoi ngasësja e automjetit, raporton portali rajoni.org .
Burimet e portalit rajoni.org kanë bërë me dije se bëhet fjale për ish zyrtarin policor, Tafil Shehu i moshës 73 vjeçare nga fshati Dobroshec i këtij qyteti.
Rastin për portalin rajoni.org e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se burri ka vdekur në spital si pasojë e plagëve.
Sipas Policisë, ngasësja qe e shkaktoi aksidentin është arrestuar.
“Rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Demaku”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar”.